Kadrijaj pyet Qeverinë: Pse nuk reaguat për mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse shoviniste?

  • E.K /
  • 11 qershor 2021 - 12:42
Kadrijaj pyet Qeverinë: Pse nuk reaguat për mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse shoviniste?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim lidhur me mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse në kampsuin universitar të Prishtinës.

Kadrijaj në seancën e sotme plenare tha se kjo kishë është nacionaliste dhe burim i shovinizmit.

“Dje në kampusin universitar u mbajt një mesh, liturgji në një kishë ortodokse, e cila është nacionaliste dhe burim i shovinizmit të ndërtuar ilegalisht. Ndërsa Qeveria e Kosovës nuk kishte as një reagim dhe nuk kishte informacione se është mbajtur. Çfarë qeverie është kjo që nuk ka informata se çfarë po ndodh në Kosovë”, tha ajo.

Seanca e Kuvendit po vazhdon, ku ndër të tjera pritet edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

(Kosova Sot Online)