Deputetët e opozitës i ndërhyjnë Kurtit nga ulëset, Konjufca u kërkon të mbajnë qetësi

  • G.G /
  • 11 June 2021 - 13:03
Deputetët e opozitës i ndërhyjnë Kurtit nga ulëset, Konjufca u kërkon të mbajnë qetësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur përsëri në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për dialogun, duke thënë se opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës.

“Keni një problem themelor, ai është që disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës, më lejoni të ua lexoj pikën e rendit të ditës”, ka thënë Kurti duke e lexuar pikën e rendit të ditës.

Pas këtij veprimi të kryeministrit kanë reaguar deputetët e opozitës nga ulëset e tyre.

“Na jemi në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, por jemi në një seancë tjetër”, tha tutje Kurti.

Këtu ka ndërhyrë kryeparlamentari Glauk Konjufca që ka kërkuar që deputetët të mbajnë qetësi.

“Qetësi ju lutem, janë shumë të rëndësishme këto që po thotë”, tha kryetari i Kuvendit.

Kurti ndërkaq vazhdoi duke thënë se në rend të ditës nuk është takimi i të martës që ai do ta mbajë me presidentin serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel.

“Nuk është në rend të ditës takimi i të martës, e dyta kjo seancë është që ne të nxjerrim mësimet tona nga gabimet e juaja”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)