Hamiti: Kurti të përgatitet për dialog

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 17:41
Hamiti: Kurti të përgatitet për dialog

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se qeveria e Kurtit të jetë e përgatitur në dialog që të mos ia mundësojë Vuçiqin të zvarritë procesin për t’ia lënë fajin Kosovës.

Hamiti ka shkruar se Vuçiqi s’është i interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare.

“Presidenti i Serbisë nuk është i interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare, që s’ka se si të përfundojë ndryshe pos me njohje të Republikës së Kosovës, në kufijt aktualë. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme, e përgatitur, për këtë përballje në dialog e të mos i krijojë mbulesë Vuçiqit në taktikën e strategjinë e tij për zvarritje e minim të procesit të dialogut, duke i lënë fajin Kosovës”, ka shkruar Hamiti.


(Kosova Sot Online)