Ja si duket gruaja me qerpikët më të gjatë në botë

  • S.A /
  • 12 qershor 2021 - 08:43
Ja si duket gruaja me qerpikët më të gjatë në botë

Një grua në Kinë që mban rekordin për qerpikët më të gjatë në botë, theu rekordin e saj pasi qerpikët e saj, për të cilat thotë se janë një dhuratë nga Buda, arritën në mbi 20 cm.

You Jianzia nga qyteti jugor i Changzhou e mbante këtë rekord prej vitit 2016, kur qerpikët e saj ishin 12.5 cm të gjatë. Por tashmë pas 5 vitesh ato pothuajse janë dyfishuar dhe shkojnë deri në 20.5 cm.

Doktorët kanë mbetur pa fjalë nga kjo gjë, pasi qerpikët e gruas i bien mbi faqe dhe arrijnë deri në mjekër. Por gruaja nuk është aspak e shqetësuar pasi i konsideron qerpikët e gjatë një dhuratë nga Buda.

(Kosova Sot Online )