Ramush Haradinaj uron për Ditën e Çlirimit

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 11:24
 Ramush Haradinaj uron për Ditën e Çlirimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.

Ai ka thënë se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s ,shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.

“Duke kujtuar betejat e trimave të UÇK-së anekënd vendit, të përulur përjetësisht para të rënëve, jemi falënderues për aleatët tonë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë”, theksoi Haradinaj.

Ndryshe, 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

(Kosova Sot Online)