Kisha Ortodokse Serbe, po na provokon rëndë me kishën politike në Prishtinë!

Kisha Ortodokse Serbe, po na provokon rëndë me kishën politike në Prishtinë!
Kisha Ortodokse Serbe, po na provokon rëndë me kishën politike në Prishtinë!

Fadil Maloku

  • 12 June 2021 - 09:16

Shkruan: Prof. Dr. Soc. - Fadil Maloku

Liturgjia fetare e mbajtur sot në kishën që gjendet Kampusi Universitar i Prishtinës, fare s'ka të bëjë as me lutjet e as me bekimin e serbëve prishtinas (sepse, serb s'ka më as për farë!?), por, është thjeshtë një provokim i radhës nga ana e  Presidentit aktual Aleksandër Vuçiq,  i cili përmes "vëllait binjak", (lexo Kishës politike) që e ka në Kishën ortodokse serbe, tani para përmbylljes së kaptinës së "dialogut" serbo-kosovar, dëshiron të krijojë "fakte dhe alibi" në sytë e faktorëve vendimmarrës dhe opinionit të gjerë ndërkombëtar, për gjëja kërcënimin që po ua bëjnë shqiptarët e Kosovës, "vlerave dhe pasurive historike serbe"!

Kisha politike, si hije e Kishës faktike historikisht ishte dhe mbeti edhe më tej aleati më i denjë i shtetit Serb. 2. Mbeti kështu edhe nga shkaku, se; shteti dhe kisha atje janë të aq të mishëruara në njëri tjetrin, sa që thuhet edhe publikisht që asnjë Qeveri serbe, pa bekimin dhe miratimin e Kishës ortodokse serbe, nuk merr as edhe një vendim të vetëm!? S ‘këndejmi, kujt i kujtohet në luftën e ndodhur në vitet 90-ta në Bosnje, e më vonë edhe në Kroaci, sidomos në vitin 1999 në Kosovë, me kryqëzimet dhe bekimet "hyjnore" (në fakt politike!) që ua bënte ajo ushtarakëve serb, paramilitareve rus dhe mercenarëve bjellorus, u bë hisedarë aktive e masakrave  e dhe vrasjeve makabre që u ndodhën civilëve; boshnjak, kroat e shqiptarë. 

Tani, ajo po shihet haptas që edhe sot është duke na provokuar, ashtu sikurse në vitin 2004, kur turmat e gjëra shqiptare ranë në kurthin saj dhe të BIAS (Shërbimi Inteligjent serb)! Në këtë rast, Ministria e jonë e Planifikimit Hapsinor, duhet të shpalos një Marrëveshje të arritur në vitin 2013, ndërmjet ministrisë përkatëse, Kishës Ortodokse, zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadës britanike dhe asaj amerikane, ku thuhet se; dyert e Kishës politike në kampusin Universitar, nuk do të mund të hapeshin pa miratimin e palëve, të lartë cekura.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".