Policia arreston një person në Fushë Kosovë, dyshohet për vjedhje

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 20:00
Policia arreston një person në Fushë Kosovë, dyshohet për vjedhje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vjedhje.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi ku thuhet se person i dyshuar ishte në kërkim policor.

“Personi i arrestuar:-A.J mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që kanë ndodhur me 06.05.2021, në një objekt në Zonën Industriale në Fushë Kosovë. Ndaj personit të arrestuar (i arrestuari i dytë për këtë rast), është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)