Sherri për maskën në market përfundon me një të vdekur dhe dy të plagosur

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 08:48
 Sherri për maskën në market përfundon me një të vdekur dhe dy të plagosur

Një sherr për mbajtjen e maskës në një supermarket në Atlanta degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku për pasojë 1 person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Një klient qëlloi me armë punonjësen e kasës dhe i mori jetën pas debatit të ashpër për mbajtjen e maskës në ambientet e supermarketit.

Më pas pati një shkëmbim zjarri me punonjësin e sigurisë që përfundoi me plagosjen e këtij të fundit dhe autorit./A2CNN

(Kosova Sot Online)