Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është kundër Kosovës, s’duam të përsëritet skenari i Bosnjes

  • G.G /
  • 15 June 2021 - 13:15
Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është kundër Kosovës, s’duam të përsëritet skenari i Bosnjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet, meqenëse, siç vlerëson ai, është kundër Kosovës dhe nuk është as për serbët.

Kurti tha se nuk duan që në Kosovë të përsëritet skenari i Bosnje e Hercegovinës.

“Asociacioni nuk është për serbët, por është kundër Kosovës. Ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar ndaj pakicës, por nuk duam të përsëritet skenari i Bosnje e Hercegovinës”, tha Kurti.

Ai tha se Serbia duhet të merret me propozimet të cilat ata i paraqitën në takim.

“Ne e sqaruam shumë mirë. Nuk mund të merremi me ide të vjetra, por i ftojmë ata të merren me propozimet tona”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)