Putini arrin në vilën ku do të takohet me Bidenin, pritet nga presidenti i Zvicrës

  • G.G /
  • 16 June 2021 - 13:27
Putini arrin në vilën ku do të takohet me Bidenin, pritet nga presidenti i Zvicrës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur në vilën ku më vonë do të takohet me homologun amerikan, Joe Biden.

Në hyrje të vilës, Putin u prit nga presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin. Pasi u fotografuan para gazetarëve, anash tyre me flamuj amerikanë, rusë e zviceranë, dy presidentët u futën në vilë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet të mërkurën me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Takimi zhvillohet nën masa të rrepta sigurie në një prej shteteve më të sigurta në botë, në Zvicër.

Më saktësisht, takimi do të zhvillohet në Gjenevë, afër liqenit të famshëm të këtij qyteti, në një vilë luksoze të shekullit XVIII. Në rrugët e qytetit janë vendosur flamuj të ShBA-së e Rusisë, ndërsa policët shihen duke patrulluar me barka të shpejta në ujin e liqenit.

(Kosova Sot Online)