Nga korriku pritet hapja e pishinave dhe klubeve të natës

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 10:51
 Nga korriku pritet hapja e pishinave dhe klubeve të natës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se janë duke pritur që të merret vendimi për hapjen e domenit të gastronomisë, përkatësisht organizimit të ahengjeve familjare.

Po ashtu kanë njoftuar se lidhur me hapjen edhe më të gjerë të këtij sektori, janë angazhuar duke shtyrë përpara propozimet e vendeve të ndryshme nëpër botë, të përshtatshme për aplikim edhe në vendin tonë, për vazhdimin e hapjes së mëtutjeshme të klubeve të natës, pishinave dhe organizimit të festivaleve nga muaji korrik.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur gastronomë,

Po pritet të mirret vendimi për hapjen e domenit të gastronomisë, përkatësisht organizimit të ahengjeve familjare.

Lidhur me hapjen edhe më të gjërë të këtij sektori, jemi të angazhuar masivisht duke shtyrë përpara propozimet e vendeve të ndryshme nëpër botë, të përshtatshme për aplikim edhe në vendin tonë. Pra, për vazhdimin e hapjes së mëtutjeshme të klubeve të natës, pishinave, dhe organizimit të festivaleve nga muaji korrik.

Është e qartë se edhe tani është shumë vonë për të qenë në plan një hapje e këtyre domeneve, sepse veçse do të duhej të operonin në këtë kohë të frytshme për gastronominë dhe ekonominë e gjithëmbarshme.

Gjithsesi, jemi pranë jush lidhur me çdo çështje dhe çdo ndryshim eventual që do të ndodhë.

Shoqata e Gastonomëve të Kosovës”

 

(Kosova Sot Online)