Radhë e gjatë e qytetarëve para komunës së Prishtinës, reagon Imer Mushkolaj: Marre

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 10:06
 Radhë e gjatë e qytetarëve para komunës së Prishtinës, reagon Imer Mushkolaj: Marre

Një radhë e gjatë qytetarësh është formuar para objektit të komunës së Prishtinës. Ata po presin për të paguar taksën e automjeteve.

Pas këtij lajmi ka reaguar opinionisti Imer Mushkolaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mushkolaj ka thënë se kjo është një situatë skandaloze, sepse qytetarët tash e një kohë po presin me orë të tëra për një dokument.

Ai ka pyetur se a janë udhëheqësit e komunës aty për qytetarët.

“A kush që gjen zgjidhje për këtë situatë skandaloze, kur qytetarët tash e një kohë të gjatë presin me orë të tëra për një dokument? A  janë udhëheqësit e komunës aty për qytetarët, apo për privilegje të veta? Marre”, tha Mushkolaj.

(Kosova Sot Online)