Lexoni edhe:
Profesori i njohur notë pozitive Kryeministrit Kurti në dialog me Serbinë dhe kërkesat e paraqitura!
U.d e Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari i ka reaguar Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak lidhur me deklaratën për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kusari i ka thënë Lajçakut që nëse nuk i pëlqen puna e tij ndoshta duhet të shkosh diku tjetër.
Miroslav Lajçak dje ka deklaruar se nëse Kosova nuk i beson BE-së le të shkojë diku tjetër.
Kusari ka shkruar se kjo deklaratë e diplomatit sllovak është arrogante.
“Po i kundërpërgjigjem Miroslav Lajçakut. Nëse nuk të pëlqen puna jote ndoshta duhet të shkosh diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që është i thirrur t’i ndihmojë shtetet që të vijnë më afër BE-së e jo të shikojnë më larg nga ajo”, ka shkruar Kusari në Twitter.
Miroslav Lajçak dje ka deklaruar se nëse Kosova s’i beson BE-së le të shkojë diku tjetër, kur është pyetur se a duhet Kosova t’i besojë BE-së për liberalizimin e vizave përderisa Bashkimi Evropian ka dështuar ta heq regjimin e vizave për kosovarët.
Deklarata e Lajçakut është pritur me reagime të ashpra në Kosovë.
A moment to reply to @MiroslavLajcak If you don’t like your job, maybe you should go somewhere else.
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) June 16, 2021
What an arrogant statement from someone who’s suppose to help countries come closer to the EU and not look further from it. https://t.co/Coldh4ORz5
(Kosova Sot Online)