Profesori i njohur notë pozitive Kryeministrit Kurti në dialog me Serbinë dhe kërkesat e paraqitura!

Profesori i njohur notë pozitive Kryeministrit Kurti në dialog me Serbinë dhe kërkesat e paraqitura!
Profesori i njohur notë pozitive Kryeministrit Kurti në dialog me Serbinë dhe kërkesat e paraqitura!

Muhamet Kelmendi

  • 17 June 2021 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Mendoj se janë kërkesa pozitive dhe që shtetit serb i krijojnë vështirësi në paraqiten e Asociacionit. Parimi i reciprocitetit të çështjes serbe në Kosove me çështjen shqiptare në Luginë dhe të Sanxhakut është një fakt që nga askush nuk mundë të refuzohet. Kjo për faktin se ato çështje shkojnë së bashku dhe prandaj as BE-ja dhe as SHBA-të nuk mundë ti refuzojnë. Pra, kemi një start pozitiv.

-Është mirë pse Kosova doli me kërkesat e veta që u paraqitën nga z Kurti në takim me kriminelin Vuçiq në Bruksel. Ndërsa, ajo se a janë këto kërkesa adekuate apo jo, kjo mbetet të shihet në të ardhmen, sepse ka kërkesa që nuk shkojnë në raport me Serbinë dhe shtetet tjera të kësaj ane.
Në kuadër të kësaj mendoj te kërkesa për një raport të krijuar në këtë anë si në mes shteteve skandinave. Kjo është një kërkesë që kërkon analiza. Megjithatë është një kërkesë e logjikshme dhe politikisht e kapshme.

Me këtë kërkesë u tregua se Kosova është për raporte normale në Ballkan.
Kërkesa për deklaratë të përbashkët për mos sulmim me shtetin serb është jashtëzakonisht e qëlluar. Jo më pak ka rëndësi kërkesa e reciprocitetit dhe gjetja e të zhdukurve nga regjimi serb. Me këto kërkesa Kosova krijoje një bazë të drejtë dhe tipike të karakterit shtetëror. Mbeten të shihen këto çështje në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".