Driton Selmanaj - Albulena Haxhiut: Nuk je këtu në firmën e Faton Dalladakut

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 14:00
 Driton Selmanaj - Albulena Haxhiut: Nuk je këtu në firmën e Faton Dalladakut

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është përplasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun në seancën e Kuvendit.

Selmanaj i ka thënë Haxhiut se nuk është në firmën e Faton Dalladakut, për me vlerësu guximin e dikujt më përpara se vendimin e institucionit më të lartë të drejtësisë.

“Vërtetë shqetësimi më i madh duhet të jetë ky, merre me mend një ministre del thotë unë e vlerësoj më shumë guximin sesa një vendim të një institucioni më të lartë të drejtësisë në Kosovë.  Oj zonjë, oj zonjushë, oj ministre s’po flas në emër tënd personal po flas për ministren e shtetit tim, ministren e Drejtësisë, nuk je në firmën e Faton Dalladakut këtu, je ministre e Drejtësisë, nuk je ti kërkush me vlerësu guximin ose mosguximin e dikujt”, i ka thënë Selmanaj ministres së Drejtësisë.

Selmanaj tha poashtu se për vlerësim janë instituconet dhe jo ministrja.

 “Janë institucionet që vlerësojnë, shkeljen ose mosshkeljen e ligjit, vepra penale ose masa disiplinore. Ti je politikane nuk është në mandatin tënd, unë kam problem me pozitën tëndë, që më përfaqëson mu, sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kjo është më tepër se mediokritet”, tha Selmanaj.

(Kosova Sot Online)