Brenda avionit luksoz të Vladimir Putinit

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 11:00
 Brenda avionit luksoz të Vladimir Putinit

Takimi i Presidentit të ShBA’së, Joe Biden me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Presidenti i Rus Vladimir Putin fluturoi drejt Zvicrës me një avion luksoz, i cili ka një vlerë rreth 390 milionë paund.

Në brendësi të tij ndodhet një tavolinë për të zhvilluar takime e zbukuruar me ar, dhoma gjumi, një palestër, një bar edhe është i pajisur me një sistem të avancuar të komunikimit.

Dekori i brendshëm i avionit ka një stil neoklasik dhe është prodhuar nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve “Voronezh”.

(Kosova Sot Online)