Ndjekja e mafio-politikës të lidhur me drejtësinë, vetëm me mbështetje ndërkombëtare

Ndjekja e mafio-politikës të lidhur me drejtësinë, vetëm me mbështetje ndërkombëtare
Ndjekja e mafio-politikës të lidhur me drejtësinë, vetëm me mbështetje ndërkombëtare

Dardan Grapci

  • 18 June 2021 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Në këto raste, nëse të dyshuarit me bazë shpallen fajtor, me mbajtjen e tyre dhe ruajtjen në burgje duhet të merren edhe njësitet e specializuara policore të FBI-së dhe shërbimit sekret të CIA-s, sepse nëse e lejohet një proces me gjykata e gjykatës vendor, të gjithë ish-zyrtarët do shpallen të pafajshëm ose nuk të gjykohen.

Numri Prokuroreve dhe Gjyqtarëve me integritet profesional dhe moral është i vogël, sepse shumica nga këta janë të emëruar nga politika dhe lidhjet e grupeve të interesit me krimin e organizuar, të rinjtë që janë të guximshëm janë të izoluar dhe nuk ju jepet mundësia të dëshmohen, ndërsa kasta e vjetër e atyre që nuk do të pyesnin për politikën tani më veç nuk janë më duke punuar, janë të pensionuar.Kosova në situatën e tanishme, kur flasim për sistemin ë drejtësisë, vuan nga një gjendje kur një përqindje e madhe, jo e vogël e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë qenë dhe janë ende nën kthetrat e kriminelëve dhe mafio-oligarkëve sa që çdo ditë e jetojnë në lluks. Kjo lidhje duhet të shkëputet tash dhe pa vonesë.

Duhet të ndodhë me urgjencë shpalosja e dosjeve të ish-zyrtarëve të lartë të shtetit të lidhur me krimin. Kjo duhet të ndodhë me mbështetje nga prokuror e nga gjykatat e huaja dhe jo vetëm vendore, sepse vendorët akoma nuk janë të gatshëm të përballen me nivelin e lartë të krimit. Në këto raste, nëse të dyshuarit me bazë shpallen fajtor, me mbajtjen e tyre dhe ruajtjen në burgje duhet të merren edhe njësitet e specializuara policore të FBI-së dhe shërbimit sekret të CIA-s, sepse nëse e lejohet një proces me gjykata e gjykatës vendor, të gjithë ish-zyrtarët do shpallen të pafajshëm ose nuk të gjykohen.

Edhe pse krimo-politika e ka marr një rritëm tejet të rrezikshëm në Kosovë, asnjëherë nuk ka tentuar dikush nga prokurorët dhe gjykatat të merren me këta persona. Kjo mundë të pritet vetëm kur të rregullohet ligji 100% dhe kur hetuesia ta merr detyrën sipas rregullores, për zbatimin e ligjit VETTING, vetëm atëherë sistemi i drejtësisë do këndellet dhe do të luaj një rol tepër të madhe dhe pozitiv duke marr rol stafi vendor dhe duke bashkëpunuar ngushtë edhe me të gjithë qytetarët e vendit pa asnjë frikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".