Gruaja lë punën për ta kthyer një furgon të vjetër në “shtëpinë e ëndrrave”

  • 18 June 2021 - 12:00
 Gruaja lë punën për ta kthyer një furgon të vjetër në “shtëpinë e ëndrrave”

Një ditë tjetër dhe një histori tjetër e dikujt që “paketon gjërat” nga vendi i punës dhe bëhet pjesë e një jete krejt ndryshe.

Bëhet fjalë për Hatti Webster, 27, është një udhëtare me kohë të plotë, e angazhuar për jetën në rrugë, pasi la punën e saj, shndërroi një furgon të vjetër në një shtëpi mahnitëse me rrota dhe u nis përreth Francës.

Ajo thuhet se më parë punonte në marketing, por në pandemi vendosi të bënte një ndryshim të madh.

Ajo bleu një furgon të vjetër, të rrënuar Sprinter për 5,000 funte, pastaj filloi punën duke i dhënë asaj një ndryshim të duhur, i cili kushtoi edhe 5,000 funte të tjera.

Dhe në shtator të vitit 2020, ajo shkoi për të ndjekur stilin e jetës që ajo kishte ëndërruar gjithmonë.

Hatti tani ka mbi 50,000 ndjekës në Instagram që mbajnë të azhurnuar udhëtimet e saj në llogarinë @campercreative dhe ajo nuk ka në plan të kthehet kurrë në jetën e saj të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar.

(Kosova Sot Online)