Haradinaj ia drejton tri pyetje publike kryeministrit Kurti

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 18:09
Haradinaj ia drejton tri pyetje publike kryeministrit Kurti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, tha Kurti.

Lidhur me këtë, Haradinaj ka kërkuar nga kryeministrit Kurti që t’i ndalë mashtrimet me dialog.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i është drejtuar Kurtit me tri pyetje që kanë të bëjnë me formimin e Asocacionit.

“E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?”, shkroi Haradinaj.

Në fund të postimit ai i kërkoi Kurtit që t’u përgjigjet saktë pyetjeve, dhe të ndalë mashtrimin me dialog. 


(Kosova Sot Online)