Lindi pesë muaj para kohe, mjekët nuk i dhanë shpresë për të mbijetuar/ Vogëlushi feston ditëlindjen e parë

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 11:50
Lindi pesë muaj para kohe, mjekët nuk i dhanë shpresë për të mbijetuar/ Vogëlushi feston ditëlindjen e parë

Një fëmijë i lindur me peshë më pak së gjysmë kilogram, ka mundur shanset për mbijetesë dhe ka festuar ditëlindjen e tij të parë.

Kështu, ai është bërë foshnja e parë i lindur para kohë, që ka mbijetuar, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Richard Scott William Hutchinson, lindi pesë muaj para kohe, i njohur edhe nga Guinness si “foshnja i lindur para kohe në botë”, mjekët e tij përgatitën prindërit e tij për më të keqen.

Richard lindi në spitalin e Fëmijëve në Minneapolis, Minesota, pasi nëna e tij, Beth Hutchinson, pësoi ndërlikime mjekësore që e bënë atë të lindë.

“Lindur 131 ditë para datës së pritur dhe me peshë vetëm rreth 400 gramë, Richard ishte aq i vogël sa prindërit e tij mund ta mbanin atë në një pëllëmbë të vetme”, tha Guinness.

“Prindërit e tij, Rick dhe Beth morën këshillim para lindjes se çfarë të prisnin me një foshnjë të lindur kaq herët. Atyre iu dha nga ekipi ynë i neonatologjisë, 0% shans për të mbijetuar”- ka thënë Dr. Stacy Kern, neonatologe.

“E dija që javët e para të jetës së Richard do të ishin shumë të vështira, por ndjeva që nëse do t’ia dilte mbanë,ai do të ishte një i mbijetuar”, përfundoi Dr. Kern.

(Kosova Sot Online)