Dy vëllezërit shqiptar hoqën dje rripat për t’u rrahur, shikoni çfarë ndodhi pas emisionit

  • E /
  • 21 June 2021 - 15:10
Dy vëllezërit shqiptar hoqën dje rripat për t’u rrahur, shikoni çfarë ndodhi pas emisionit

Dy vëllezër nga Lushnja kanë qenë dje të ftuar në rubrikën “Shihemi në gjyq”, emision gjatë të cilit situata ka degraduar deri në përdorimin e fjalorit banal dhe gati në akte dhune.

Eduardi ka marrë një kredi prej 15 milionë Lekësh në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin, i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë. Për arsye të shumta, kjo kredi nuk është paguar akoma dhe tani ka shkuar rreth 30 milionë Lekë.

Tani Eduardi i kërkonte vëllait të tij Gramozit që të paguajë Lekët e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ia marrë të gjitha pronat që ka. Në një moment në studio situata degradoi… Të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të gjuajtur njëri-tjetrin.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar një tjetër video, e regjistruar jashtë kamerave. Dy vëllezërit kanë tentuar përsëri të rrihen në fund të emisionit, e pranishme aty ka qenë dhe Eni Çobani. E gjendur mes dy vëllezërve, ajo ka thirrur stafin e sigurisë të cilët kanë mbajtur larg Eduardin dhe Gramozin.

(Kosova Sot Online)