Një shqiptar në Itali sulmohet me shufra hekuri, në gjendje kritike për jetën

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 15:38
 Një shqiptar në Itali sulmohet me shufra hekuri, në gjendje kritike për jetën

Një 44 vjeçar shqiptar është sulmuar me shufra hekuri në rrugë dhe ka përfunduar në spital, në gjendje kritike për jetën.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ndodhet aktualisht në reanimacion.

Gjithë çfarë dihet për të në këto momente është se ka punuar në sektorin e drurit.

44 vjecarit iu dha menjëherë ndihma e pare dhe u dërgua me urgjencë në spital ku po mbahet nën kontrollin e mjekëve. Të parët që mbërritën në vendngjarje ishin efektivët e stacionit të Val di Pesa, të cilët kanë nisur dhe një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij episodi, të dhënat për të cilin janë të pakta.

Hetimi po përqendrohet në disa pista, ndërsa mësohet se janë duke u marrë në pyetje një grup dëshmitarësh por ende nuk ka ndonjë informacion konkret mbi arsyet e këtij sulmi.

(Kosova Sot Online)