Vuçiq: E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës

  • G.G /
  • 22 June 2021 - 13:28
Vuçiq: E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës

E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga mënyra se si gjenerata jonë do ta zgjidhë çështjen e Kosovës.

Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë adresimit të tij në parlamentin serb.

Duke paraqitur një raport mbi Kosovën, ai tha se sot “nuk është një detyrë e lehtë para nesh dhe nuk është koha për një humor festiv, nuk është koha për pritje të tepërta ose pritje që nuk janë në përputhje me realitetin që na rrethon.

(Kosova Sot Online)