Në SHBA mund të zgjidhet kryebashkiakia e parë socialiste pas 60 vitesh

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 14:12
 Në SHBA mund të zgjidhet kryebashkiakia e parë socialiste pas 60 vitesh

Sindikalistja 39-vjeçare India Walton mund të shpallet si kryebashkiake në Buffalo, pas fitores në primaret demokrate që zakonisht përcaktojnë fituesin

Mund të jetë një votim historik, ai mund të shpallë India Walton si kryebashkiake të Buffalo.  Me një zonë urbane me 1 milion banorë, pranë kufirit me Kanadanë, Buffalo mund të jetë i pari qytet i rëndësishëm prej 60 vitesh që drejtohet nga një kandidat me parime qartësisht socialiste, edhe pse formalisht kandidate e Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për India Walton, sindikalistja 39-vjeçare që pas 99% të votave në primaret demokrate, kryeson bindshëm ndaj kryebashkiakut Byron Brown me 52% të votave.

Në Buffalo, kandidati demokrat fiton zgjedhjet nga koha kur JFK ishte president, kështu që fituesi në primaret demokrate shihet edhe si fituesi jozyrtar i zgjedhjeve. Një fitore e madhe dhe jo e parashikueshme për India Walton, një ish-infermiere që me pak resurse mundi kandidatin zyrtar të partisë, që kërkonte mandatin e pestë.

Kandidati i fundit që është deklaruar hapur mbi përkatësinë socialiste në një qytet të madh është Franck Zeidler, kryebashkiak i Milwaukee në vitet ’60.  

(Kosova Sot Online)