Policia flet për incidentin me zjarr në Veternik: Është prekur edhe një veturë pranë asaj që u dogj

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 14:42
 Policia flet për incidentin me zjarr në Veternik: Është prekur edhe një veturë pranë asaj që u dogj

Në rrethana akoma të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë sot në Veternik të Prishtinës, si pasojë e flakëve është prekur edhe një tjetër veturë.

Media ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin policia ka dhënë detaje.

“Rreth orës 10:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar  përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)