Pamje nga vendi ku u ther për vdekje një person në Gjilan

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 14:39
 Pamje nga vendi ku u ther për vdekje një person në Gjilan

Një person i moshës madhore është therur sot për vdekje në Gjilan. Policia tashmë ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast.

Në media janë publikuar edhe pamje nga vendi ku ka ndodhur rasti, ku shihet ambulanca duke e marrë një person.

Ndryshe, rastin e ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë me dije se tashmë është arrestuar i dyshuari për këtë rast.

“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person, i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani.

Sipas Hashanit, ende nuk dihen motivet apo rrethanat e këtij rasti.

“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë dërguar deri në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Hashani.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/06/hUCflID3wOcgNhFnl8hR_24_68582ceac204bb9a8e33687765ddc21e_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)