Faton Peci thotë se ka një rikthim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare: Vjosa në Vjenë, Albini në Paris

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 08:21
 Faton Peci thotë se ka një rikthim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare: Vjosa në Vjenë, Albini në Paris

Ministri i Bujqësisë nga radhët e ‘Listës Guxo”, Faton Peci, ka thënë se ka një qasje ndryshe në arenën ndërkombëtare, pas zgjedhjeve te 14 shkurtit.

Ai tha se presidentja e vendit Vjosa Osmani gjendet në Vjenë, dhe kryeministri Albin Kurti në Paris, dhe se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një përfaqësim aq dinjitoz në tandemin president kryeministër.

“Është krijuar një përcepcion Vjosa Osmani, dhe Albin Kurti, tandemi i cili i ka fituar zgjedhjet, do të dërgoj Kosovën drejt izolimit, a ne po e shohim një pamje krejt tjetër, Vjosa në Vjenë, Albini në Paris, ka një rikthim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe këtë e shoh si mundësi në mënyrë që me i adresuar problemet që janë bartur ndër vite dhe vështirësitë që Kosova i ka pasur. Kosova asnjëherë nuk ka pasur një përfaqësim aq dinjitoz në tandemin president kryeministër”, tha Peci.

(Kosova Sot Online)