Si e përdor Vladimir Putin gazin për të zgjeruar ndikimin e Rusisë, dhe ndëshkuar armiqtë e tij

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 10:47
 Si e përdor Vladimir Putin gazin për të zgjeruar ndikimin e Rusisë, dhe ndëshkuar armiqtë e tij

Samiti i fundit SHBA-Rusi midis presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin, sugjeron se gazsjellësi shumë i diskutueshëm rus i gazit natyror Nord Stream 2, është një punë e mbaruar. Nëse përfundohet siç është planifikuar deri në fund të këtij viti, Nord Stream 2.

do të transportojë55 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik, dhe prej andej në pjesën tjetër të Evropës.

Pritet që ai t’i sjellë Rusisë 3.2 miliardë dollarë të ardhura çdo vit. Ndërtimi i tij ishte ndalur për më shumë se 1 vit nga sanksionet amerikane të miratuara në vitin 2019 mbi kompanitë dhe bankat e angazhuara në ndërtimin dhe financimin e gazsjellësit.

Sanksionet u zgjeruan vitin e kaluar. Disa analistë mbi Rusinë, prisnin që këto sanksione të përdoreshin si një formë presioni nga Biden në samitin e fundit në Gjenevë, për pushtimin që Rusia u ka bërë territoreve të Ukrainës dhe Gjeorgjisë; për mbështetjen e dhënë ndaj regjimit diktatorial të Bjellorusisë; shkeljen e të drejtave të njeriut brenda Rusisë; dhe helmimin, burgosjen dhe nxjerrjen jashtë ligjit të opozitës politike.

Përkundrazi, një muaj para samitit, Shtëpia e Bardhë hoqi sanksionet ndaj Nord Stream 2, një akt që frikësoi disa ligjvënës në SHBA dhe partnerët e saj në Evropë. Projekti i gazsjellësit, është një ndërmarrje e përbashkët midis një numri të madh kompanish evropiane të gazit dhe gjigantit rus “Gazprom”, një kompani kryesisht në pronësinë e shtetit, që është furnizuesja më e madhe e gazit në botë.

Për Putinin, ky gazsjellës është një mundësi për të rritur ndikimin e tij në Evropë, duke e thelluar më tej varësinë e rajonit nga energjia ruse. Gazi natyror ka qenë për 2 dekada në themel të fuqisë së Putinit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. “Nord Stream 2” i jep udhëheqësit rus një linjë të re të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme kontrolli në Evropën Perëndimore.

Që kur u ngjit në pushtet në vitin 2000, Putin nisi të merrte nën kontrollin e tij industrinë ruse të gazit dhe naftës. Ai ri-shtetëzoi “Gazprom”, kompaninë shtetërore të naftës që ishte privatizuar pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Studimet kanë treguar se rivendosja e kontrollit të qeverisë mbi industrinë e gazit dhe naftës, kontribuoi në konsolidimin e autoritarizmit në Rusi. Dhe ky proces përkoi me goditjet e forta ndaj opozitës politike të Putinit.

Në vitin 2003 Mikhail Khodorkovsky, pronar i kompanisë së naftës “Yukos” dhe një kritik i zëshëm i autoritarizmit në rritje të Putinit, u bë i burgosuri i parë politik i regjimit, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg për evazion fiskal.

“Yukos” u shtetëzua. Deri në fund të mandatit të tij të parë si president në vitin 2004, qeveria e Putinit kishte një kontroll të madh mbi prodhimin e naftës dhe gazit në Rusi, vend që është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj në botë.

Të ardhurat e mbledhura nga shitjet e naftës dhe gazit, i dhanë mundësi Putinit të vazhdonte axhendën e tij të brendshme dhe të rriste shpenzimet ushtarake. Po ashtu, ato i dhanë atij një mekanizëm të jashtëzakonshme ndikimi mbi vendet fqinje që mbështeteshin tek Rusi për nevojat e tyre energjitike.

Për shembull, gjatë viteve 2006-2009, kur qeveria ukrainase miratoi më shumë politika pro-perëndimore duke e shqetësuar në këtë mënyrë Kremlinin, Rusia ndërpreu plotësisht furnizimin me gaz të vendit dhe ndaloi furnizimin me gaz të Evropës Qendrore dhe Perëndimore,përfshirë Gjermaninë.

Si një linjë e drejtpërdrejtë e furnizimit nga Rusia drejt Evropës, Nord Stream 2 mund të shmangë në të ardhmen probleme të tilla për Evropën Perëndimore. Por nga ana tjetër e nënshtron Evropën Perëndimore ndaj të njëjtit lloj presioni të drejtpërdrejtë rus që ka përdorur shpesh Moska për të ndëshkuar Kievin.

Për këtë arsye, ky projekt ka qenë që në krye të herës shumë përçarës.“Nord Stream 2”

ka shkaktuar tashmë një përçarje midis aleatëve të NATO-s, madje edhe para përfundimit

të tij. Për shembull,Suedia, Polonia dhe vendet baltike, kanë ngritur shqetësime, duke përmendur problemet mjedisore në lidhje me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e gazsjellësit.

Ato shqetësohen se Rusia do të përdorë infrastrukturën e saj të re për të shtuar praninë e saj ushtarake detare në Detin Baltik. Kjo gjë do të rriste kapacitetin e Rusisë për mbledhjen e informacioneve të klasifikuara.

Në këto kushte “shkërmoqja e NATO-s”, siç thotë Putini -pra mbjellja e përçarjeve në aleancë – do të ishte një fitore për regjimin e tij. Udhëheqësi rus e sheh NATO-n, të cilën ai e quan një relike të Luftës së Ftohtë, si kërcënimin më të madh për sigurinë ruse.

Përçarja e Evropës i jep mundësi Rusisë që të vazhdojë shtypjen politike të qytetarëve të saj, dhe agresionin territorial ndaj kombeve fqinje, me më pak ndërhyrje të jashtme. Për Ukrainën, Nord Stream 2 paraqet një kërcënim për sigurinë dhe financat e saj.

Kievi ndaloi blerjen e gazit nga Rusia në vitin 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, dhe mbështetjes së një lufte separatiste të sponsorizuar nga Rusia në Donbas, në Ukrainën Lindore. Gjithsesi, Ukraina arkëton ende deri në 3 miliardë dollarë tarifa vjetore, për shkak se gazi rus kalon aktualisht përmes një gazsjellësi që shtrihet në territorin ukrainas për të arritur në Evropë.

“Nord Stream 2” do ta privojë Ukrainën nga këto të ardhura. Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, paratë e humbura nga tarifat e tranzitit të gazit, nënkuptojnë se Ukraina nuk do të ketë “asgjë fond për të paguar për ushtrinë e saj”, për ta mbrojtur Ukrainën nga agresioni i mëtejshëm rus.

Në prill të këtij viti, vëzhguesit dokumentuan një grumbullim të ushtrisë ruse në kufirin e Ukrainës me Rusinë, si dhe në ujërat e Detit të Zi dhe Detit Azov. Ushtria ruse u tërhoq pas disa javësh, por ka prova se rreth 80.000 trupa ruse mbeten pranë kufirit me Ukrainën, së bashku me pajisjet ushtarake, përfshirë kamionë dhe automjete të blinduara.

Zelensky thotë se gazsjellësi është shndërruar në një “armë të vërtetë” kundër Ukrainës. Në Kiev, druhet se sapo Rusia të mos mbështetet më tek Ukraina për transportin e gazit drejt Evropës, Putini do të fillojë të ushtrojë më shumë presion mbi qeverinë e Ukrainës për rajonin e Donbasit, ose do të rifillojë agresionin e tij ushtarak.

Stimuli ekonomik që ka të ngjarë të marrë Rusia nga pushtimi i tregut evropian të gazit, do ta pasurojë më tej regjimin kleptokratik të Putinit dhe historia ka treguar se përmes tyre Moska financon projektet e veta jodemokratike në Evropën Lindore dhe më gjerë./abcnews/

(Kosova Sot Online)