KQZ vendos për zgjatjen e orarit të punës gjatë zgjedhjeve lokale

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 11:24
 KQZ vendos për zgjatjen e orarit të punës gjatë zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për zgjatjen e orarit të punës gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij vitit.

Kështu, tani me vendim të KQZ-së është rregulluar që punëtorët të punojnë më shumë sipas nevojave gjatë procesit zgjedhor.

Në ndërkohë, përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi tha se e mbështet këtë pikë vetëm nëse për të njëjtën bëhet një formular ku do të dokumentohet puna e secilit punëtor dhe me urdhër të kujt është bërë ajo punë.

(Kosova Sot Online)