Ish-gjyqtari i EULEX-it, dorë e zgjatur e nëntokës kriminale dhe shërbimeve të huaja

Ish-gjyqtari i EULEX-it, dorë e zgjatur e nëntokës kriminale dhe shërbimeve të huaja

Hajrullah Tërnava

  • 25 June 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava 

Në këto rrethana skenari i Simmonsit mund të jetë një skenar i përgatitur special nga shërbimet e huaja sekrete, përmes të cilit tentohet prishja e raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët  duke pranuar ato të dhëna dhe eventualisht kërkuar shkurtimin e mandatit të Gjykatës Speciale, gjë që  do të dëmtonte shumë Kosovën, politikisht por edhe më tepër në aspektin bashkëpunimit diplomatik e strategjik ndërkombëtar. Këto veprime të tilla tani për ketë kohe janë mjaft te dyshimta, sepse  qojnë ujë ashtu sikur iu konvenon atyre që punojnë kundër shtetit të Kosovës dhe jetojnë nga përfitimet e majme materiale që mundë ti fitojnë, prandaj dyshimet mbesin se Simmons mund  është i paguar porositur dhe i paguar nga dikush për ta dëmtuar dhe shantazhuar shtetin e Kosovës.  

Tani kur ka filluar së funksionari Gjykata Special në Hagë, dhe të dyshuarit e parë janë të ftuar dhe gjinden si të dyshuar para gjykatës,  tash e mbi 6 muaj,  mbas kaq kohe të kaluar  po dalin zëra që duan  për ti arritur disa qëllime që veç ata e dinë, dhe tani krejt kjo po i përngjanë një  loje që është̈ duke u luajtur për qëllime të pista edhe prapa kërkesës së ish gjyqtarit të EULEX-it Malcom Simmons për raportimin, kinse të skandaleve të drejtësisë̈ ndërkombëtare në Kosovë, para Kuvendit të Kosovës, skandale këto që sipas tijë kanë quar edhe deri te krijimi i dosjeve  për individ te caktuar, në bashkëpunim me Serbinë,  për formimin e Gjykatës Speciale.

 Duke u bazuar në aktivitetet dhe punën që e kanë bërë një kohë të gjatë UNMIK-u dhe EULEX-i, dhe po këto vepra kriminale që supozohet që dikush i ka krye, sikur që ishin vrasjet e shumë njerëzve e sidomos të aktivistëve të LDK-së, e me që këto shërbime  të ndërkombëtarëve që ishin të stacionuara me mandatet e tyre të konfirmuara nga ndërkombëtaret, dhe  populli e kishte një besim se këta që na ndihmuan edhe me u çlirua, tani me këto shërbime që e qeverisën Kosovën në një kohë goxha të gjatë, do ta luftojnë krimin e të gjitha llojeve, por fatkeqësisht rezultati i pritjeve mbeti tepër zhgënjyes.

Pra u zbehën shpresat, humbën, iku ajo pritja dhe besimi  se këta do ta luftojnë krimin në përgjithësi dhe do ti zbardhin të gjitha vrasjet dhe krimet. Ato  më seriozet nuk u zbuluan fare, sidomos  ato raste kriminale, për të cilat pritej të formohet edhe Gjykata Speciale nga  vetë kosovarët, nën mbikëqyrjen e këtyre institucioneve ndërkombëtare, por kjo nuk ndodhi. Pikërisht në këtë kohë në këto formacione ishte edhe gjyqtari Simmonsi,  për çka edhe ai vetë mbanë përgjegjësin për mos veprim, për ndjekjet dhe gjykimet e krimit  që është dashur të ndodhin por edhe që të krijohet një Gjykatë Speciale Vendore për trajtimin e këtyre rasteve.

Tani kur po ballafaqohemi me këto kërkesa të Simmonsit kinse për të raportuar e zbuluar diçka skandaloze për të cilët vetëm ai e paska ditur, disi po na vjen me u habitë dhe me dyshua se kjo nuk është përpjekje  e tij për kontribut të sinqertë, por ai është i instrumentalizuar nga krimi i organizuar. Pra kjo mundë të jetë tash vetëm një  përpjekje ish kokave të dështuara të EULEX-it dhe gjyqësorit të korruptuar të Kosovës për t’u arsyetuar në dështimin e tyre për ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës”.

Prandaj do të duhej shtruar pyetja e pashmangshme se ku ishte Simmonsi në 20 vitet e kaluara. Ku ishte gjyqtari Simmons në momentin më kritik të debateve dhe dilemave që po ngriteshin në Kosovë para formimit të Gjykatës Speciale, dhe sikur Kosova ta kishte krijua Gjyqin Special me gjyqtarët e sajë mundë të ishin kosovare e ndërkombëtar, dhe gjykimet do të zhvilloheshin në Kosove, dhe para këtij  gjyqi do të duhej  të përgjigjen të gjithë të dyshuarit se kush ka  njerëz të pa fajshëm: shqiptar, serb dhe të tjerë. Po të kishte folur e vepruar sinqerisht aso kohe Simmons, gjendjen do e kishim ndryshe,  në favorin tonë kosovar, dhe atëherë do vlente edhe arsyeja e Simmonsit për t’i zbardhur “faktet” që pretendon se i ka, edhe para faktorit vendor, Kuvendit të Kosovës, por edhe para faktorit ndërkombëtar, diplomatëve të huaj, dhe atëherë nuk do te ekzistonte fare arsyeja që te bëhet presion mbi institucionet e Kosovës, për formimin e Speciales ne Hage, e cila për të dyshuar ka ndjekjen kryesisht të figurave të UÇK-s,  që tani ata  gjenden  të burgosur në Hagë,  dhe janë të njëjtit që ju bënin presion deputetëve  që ta miratojnë Gjykatën Speciale madje edhe me kërcënime, duke ju thënë se ata që nuk e votojnë janë tradhtar të shtetit të Kosovës.

Tani kur Gjykata  Speciale e ka filluar punën, nuk duhet të bëhet temë debati dhe përpjekjes për ndërhyrje në drejtësi,  duhet  të lejohet që të shkon deri në përfundim të rasteve, të gjykohen të gjithë të dyshuarit, dhe ata që dalin fajtore për veprat e kryera, duhen të përgjigjen, në të kundërtën ata që dalin të pastër do të kthehen në vendlindjet e tyre dhe do të jenë  figura po aq të  respektuara sikur më parë. Kosova nuk duhet të ndërhyj për asnjë çmim tani në Gjykatën Speciale, drejtësia duhet të bëjë punën e vetë deri në fund dhe ne duhet ti besojmë sepse  kemi arsye, kemi shembuj konkret sikur rastet e Ramush Hajrdinajt dhe Fatmir Limajt  që u shpallen të pafajshëm në Hagë dhe iu kthyen jetës politike ku edhe sot e kryejnë atë veprimtari.

Dalja në skenë e Simmonsit tash kinse për ta zbuluar ujin e nxehtë duket plotësisht e porositur dhe qëllimkeqe sepse duhet të tregon nëse i ka pasur ato informata aq herët pse nuk i  dërgonte në të dyja adresat që do të mundë ta bënin verifikimin dhe interpretimin e tyre,  Këshillin Evropian, Parlamentin Evropian, paralel me institucionet e Kosovës. Prandaj është e dyshimtë se prapa tij qëndrojnë shërbime të huaja sekrete që duan ti acarojnë raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar, duke mbjell farën e mosbesimit në Gjykatën Speciale. Ndryshe nuk ka se si të ketë ndodhur që në këtë kohë,  pikërisht në këto momente të  arrestimit të grupit të të dyshuarave për krime lufte nga Gjykata Speciale, fillimit të gjykimit të tyre,  ai të del  “për ti bërë̈ publike:, si thotë ai dëshmitë dhe faktet që i posedon.

Edhe po të jetë krejtësisht e sinqertë, tani kërkesa e Simmonsit për raportim para institucioneve të Kosovës është e vonuar dhe nuk duhet të pranohet për raportim para institucioneve të Kosovës,  më mirë do të ishte që ai të refuzohet, për të mos pasur interpretim të ndërhyrjes politike në pavarësinë e Gjykatës Speciale. Prandaj derisa kërkesa vjen në këtë kohë jo të duhur nga ana e Simmsonit,  mundë të dyshojmë  me bazë  se ai këtë është duke e bërë  i shtyrë nga prapaskena e krimit dhe nëntokës kriminale që ndërlidhet me ndonjë rast për të cilin ka fakte drejtësia e cila ka filluar, por edhe mundë të jetë porositur nga shërbime të caktuara për destabilizim të vendit dhe futjes së shtetit në konflikt e ftohje të marrëdhënieve politike me  SHBA-n dhe shtetet e BE-së.

Dihet fare mirë që Gjykatësit dhe Prokurorët e EULEX kanë qenë dhe janë̈ nga vendet e BE-së dhe SHBA-të, dhe kështu krijimi i mosbesimit dhe fërkimeve më këta faktor, pas një periudhe kaq të gjatë të krijimit të Gjykatës Speciale dhe gati nga përfundimi i mandatit të parë të punës,  por që është fillimi i proceseve të para gjyqësorë,  do të kuptohej si shpallje e luftës politike nga ana e institucioneve të Kosovës kundër BE-së dhe SHBA-VE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".