
Lexoni edhe:
Iu kishte caktuar termini nga MSH’ja, por çifti i moshuar nuk u vaksinua
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka shpallur në kërkim shtetasin Mihal alias Mirgen Toshi. Ky shtetas sipas burimeve zyrtare akuzohet se është autori kryesor i dyshuar për vrasjen e një biznesmeni të njohur, Ilir Rexhepi. Vrasja e tij ka e ndodhur në 30 dhjetor të vitit 2011 në qytetin e Elbasanit. Lidhur me vrasjen e tij u akuzuan disa persona.
Iu kishte caktuar termini nga MSH’ja, por çifti i moshuar nuk u vaksinua
Lexoni edhe:
Por pas afro një dekade mbi këtë vrasje është mundur të hidhet dritë dhe së fundi gjykata ka prova shkencore dhe bazuar në këto prova ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Mihal alias Mirgen Toshi, i cili ndodhet në një burg të Selanikut në Greqi, ku po vuan dënimin me 16 vite burg për trafik droge. Ndërkohë vëllai i tij, është Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë.
Mihal alias Mirgen Toshi është zbuluar si autor i vrasjes së biznesmenit Rexhepi nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku edhe u krye ekzekutimi i tij. Më herët ishte ekzekutuar edhe vëllai i Rexhepit që punonte në sektorin e antidroges ne policinë e Elbasanit.
(Kosova Sot Online)