“Gruaja përgatiti funeralin 5 herë”, rrëfimi i 72-vjeçarit që ishte i prekur me COVID-19 për 305 ditë

  • s. /
  • 26 June 2021 - 08:45
“Gruaja përgatiti funeralin 5 herë”, rrëfimi i 72-vjeçarit që ishte i prekur me COVID-19 për 305 ditë

72-vjeçari Dave Smith nga Bristoli në Angli qëndroi i infektuar me koronavirus për 305 ditë. Gati 10 muaj i infektuar, ai bëri 42 tamponë dhe 7 herë u shtrua në spital gjatë periudhës 10 mujore. Më në fund, 72-vjeçari ka arritur të mposht Covid-19. “Gruaja ime kishte nisur përgatitjet për varrimin 5 herë radhazi”, është shprehur Dave Smith. 

72-vjeçari u infektua në prill të vitit 2020, ndërsa përfundoi në spital me temperaturë të lartë dhe kollë. Sëmundja ishte agresive për shkak të probleme të mëparshme të tij me shëndetin. Në vitin 2019, ai kishte bërë kimioterapi për shkak të leucemisë. Më pas, gjendja e tij shëndetësore herë përmirësohej dhe herë shkonte gati në pikën e fundit, derisa në disa raste i kishte dhënë lamtumirën miqve të tij më të afërt.

Për fatin e tij të mirë, në fund Dave arriti të mposht koronavirusin dhe menjëherë kontaktoi miqtë e tij të afërt. “Hapa një shishe shampanjë dhe telefonova menjëherë miqtë e mi. Unë jam negativ, më në fund”.

(Kosova Sot Online )