Stimulimi dhe mbështetja për diasporën, vendim i mençur i Qeverisë Kurti  

Stimulimi dhe mbështetja për diasporën, vendim i mençur i Qeverisë Kurti  
Stimulimi dhe mbështetja për diasporën, vendim i mençur i Qeverisë Kurti  

Blerim Burjani

  • 25 June 2021 - 18:25

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Me krijimi i lehtësirave më të mëdha për investime mundë të ketë shumë  gjasa që  të rriten edhe investimet e bashkatdhetarëve tanë. Një politikë më avancuese dhe stimulative mundë të sjellë shumë rezultat pozitiv në ekonominë tonë. Kosova përfiton edhe rreth 15 % të rritjes së buxhetit të saj nga turizmi, pra kërkohen investime qeveritare edhe në sektorin e turizmit,  një strukturë që kjo që mundë të sjell po  ashtu përfitime më të mëdha për ekonominë e shtetit.  

 

 

Qeveria “Kurti”  ka bërë mirë që  ka vendosur për ti paguar polisat kufitare për diasporën sepse po të shikohet  realisht, shumë më shumë përfiton buxheti i Kosovës nga ardhja e tyre se sa që humb nga pagesa e polisave kufitare që do ta mbulon shteti me koston e buxhetit të vetë. Diaspora kosovare  brenda vitit, nëpërmjet sistemit bankar, por edhe jashtë tij, i sjellë rreth 2 miliardë € në Kosovë, ndërsa polisat na kushtojnë jo më shumë se 6 milionë euro në vit. Pra dallim është shumë i madh në shifra! Tani ajo çka ne dhe vetë diaspora duhet të kërkon nga Qeveria është që presioni duhet të jetë  më i madh për gjetjen e rrugës së  anëtarësimit në Kartonin e Gjelbër gjatë vitit  vijues dhe problemi do të kishte marr zgjidhje përfundimtare me interes të përgjithshëm. Masat e fundit që i ka ndërmarr Qeveria e Kosovës , për ti mbuluar shpenzimet e sigurimit të përkohshëm të automjeteve për bashkatdhetarët, plisat kufitare të sigurimit, janë  veprime pozitive të qeverisë, pasi që mërgata jonë po  kontribuon vazhdimisht në rritjen e buxhetit të shtetit, duke qenë një infuzion shumë efektiv dhe i pa zëvendësueshëm.  Vetëm në vitin 2019 mërgata ka kontribuar me 753 milion euro,  pra ndikimi  diasporës po vjen duke u rritur, dhe kjo është pozitive.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".