Gëlltiti bateritë e telekomandës, humb jetën 2-vjeçarja/ Ja çfarë paralajmërojnë mjekët

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 15:31
Gëlltiti bateritë e telekomandës, humb jetën 2-vjeçarja/ Ja çfarë paralajmërojnë mjekët

Mjekët  paralajmërojnë për rreziqet që kanë bateritë  për fëmijët e vegjël, pas vdekjes së një vajze dy-vjeçare, e cila vdiq në spital pasi gëlltiti bateritë nga një telekomandë.

Nga ekspertiza, rezultoi se në trupin e saj u gjet acidi i baterisë, i cili depërtoi deri në arterie, raporton BBC.

Mjekët gjetën në ezofagun e dy vjeçares një vrimë të shkaktuar nga acidi i baterisë.

Edhe pse mjekët bën të pamundurën për ta shpëtuar vogëlushen, nuk ia dolën.

Si rrjedhojë mjekët duke marrë shkasë nga rasti i fundit , paralajmërojnë prindërit të tregojnë kujdes me fëmijët dhe mos injorojnë simptoma si kollitje me gjak, pasi kjo mund të jetë shenjë se fëmija juaj  ka gëlltitur bateri.

(Kosova Sot Online)