Ferizaj: Parkoi veturën në trotuar, gjobitet 24-vjeçari

  • E.K /
  • 28 June 2021 - 14:21
Ferizaj: Parkoi veturën në trotuar, gjobitet 24-vjeçari

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt. Kjo informatë  me foto u dërgua nga një qytetar në adresën e policisë.

Policia, e ftoi qytetarin G.V (M/SH/K) 24 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)