Babai lajmëron zhdukjen e vajzës 13-vjeçare në Podujevë: Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 10:40
 Babai lajmëron zhdukjen e vajzës 13-vjeçare në Podujevë: Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Një person në Podujevë ka njoftuar në Policinë e Kosovës, se vajza e tij 13-vjeçare ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradash në Podujevë.

Rasti po hetohet.

“Fsh. Bradash, Podujevë 28.06.2021 ─ 11:00. Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se  vajza e tij e moshës 13 vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)