KEDS sqaron incidentin në Ulpianë: Një qytetar i papërgjegjshëm gërmoi dhe zbuloi kabllot pa konsultim me ne

  • G.G /
  • 29 June 2021 - 12:39
KEDS sqaron incidentin në Ulpianë: Një qytetar i papërgjegjshëm gërmoi dhe zbuloi kabllot pa konsultim me ne

KEDS ka sqaruar lidhur me incidentin e ndodhur sot në lagjen Ulpiana të Prishtinës ku një person ka rënë në kontakt me kabllot e energjisë elektrike. Nga kjo kompani kanë treguar se një qytetar ka gërmuar pa i konsultuar fare dhe ka zbuluar kabllot e tensionit të mesëm.

“Sot ka ndodhur një rast i paprecedan në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Fatkeqësisht, një person i papërgjegjshem kishte filluar germimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike. 

Për rrjedhojë, ka ardhë deri tek kontakti me energji elektrike nga një person, fatmirësisht pa pasoja”, thuhet në komunikatë.

“Veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. 

Ftojmë organet e rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla. 

Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme”, kanë sqaruar tutje.

(Kosova Sot Online)