Krasniqi tregon se kur investoi për herë të parë në Bitcoina dhe sa pagoi

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 21:55
Krasniqi tregon se kur investoi për herë të parë në Bitcoina dhe sa pagoi

Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar se kur ka investuar për herë të parë në kriptovaluta.

Deputeti i Kuvendit i PDK-së, Memli Krasniqi, në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK),  posedon kriptovaluta. Krasniqi ka deklaruar investime në 35 kriptovaluta të ndryshme. Ai ka treguar se si i ka ardhur ideja që të investojë në kriptovaluta.

”Hera e katërt që i deklaroj. Kur e pash se sa shumë milionerë i kish grupi i VV-së e kuptova pak pse Albin Kurti e kish lënë ligjin për pasurinë me 30 dhjetor. Kjo pra nuk vjen këtë vit pasi atëherë eshte viti i Ri.. Do Zoti e fut më herët pasi jemi të interesuar që të kemi sundim të ligjit. Nuk ka asgjë që të ketë njerëz të pasur. E keqja është që të demonizojmë njerëzit që fitojnë para me djersë dhe t’i bëjnë krenar njerëzit që kanë problem me jetu. Mendoj se ideologjikisht duhet të jetë e kundërta. Mendoj se duhet të vlerësohen njerëzit që mund të krijojnë vende të reja të punës. Sa i përket deklarimit të pasurisë unë gjithmonë kam qenë i interesuar në teknologji. Sot pasuria e Kosovës janë rinia që punojnë në inovacione teknologjike. Jam i zhgënjyer që komunat dhe qeveria nuk punon ma shumë në këtë drejtim. Kemi krijuar ministrinë e inovacionit të parin .ka  folur për teknologjinë  block-chain në Kuvend të Kosovës besoj më 2017. Investimet e para në bitcoin dhe etherium i kam bërë më 2016. I bie pishman që nuk kam investuar edhe më 2018. Ka qenë tendeca e parë. Ka qenë dicka e re jo shumë e popullarizuar por besoj se idetë e mia idologjike, në idenë e bitcoin dhe block-chain si dicka që është përtej censurës, përtej shtypjes dhe kontrollës qeveritare dhe arbitraritetit. Bindjet e mija ideologjike i takojnë të djathtës. Jam liberal .atë kohë i pata investuar të kursimet e mija. Nuk i rekomandoj askujt të investoj më shuëms e sa pret të humb. Bitcvonin e parë e kam blerë 500 euro. Etheriumin 8 euro”, tha ai.

Krasniqi ka thënë po ashtu se në Kuvendin e Kosovës ka njerëz të tjerë që kanë investuar në kriptovaluta, por që nuk i kanë deklaruar.

“Edhe në kuvend të Kosovës kanë kripto por nuk i kanë deklaruar dhe nuk i deklarojnë. I ftoj njerëzit që të deklarojnë. Përgjegjësia publike është e madhe. Besoj se duhet të deklarojmë. Sivjet cka vërejta, mi kishin rritur asetet pa qenë. Besoj kur i nxjerrin prej formularit kanë bërë gabim. Por kur e pava në media e pava dicka një shumë 300 mijë euro vlera. U gëzova por nuk i kam aq”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)