Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK-së

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 22:38
Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka treguar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie.

Hamza këtë e bëri të ditur duke thënë se deri tani vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

“Jo nuk do të jem kandidat , deri tani kemi një kandidat që ka shpallur kandidaturën e tij, edhe nesër ka afat që ata që janë të interesuar të futen në garë, dhe pastaj me datën 3 korrik është konventa dhe do zgjidhet kryetari i PDK-së”, tha Hamza.

Kujtojmë se ka 7 muaj që kjo parti është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, pasi ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai po akuzohet për krime lufte.


(Kosova Sot Online)