KQZ ka nisur shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhje
Në kuadër të përgatitjeve para ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Në mesin e materialeve të shpërndara janë edhe fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat, të cilat vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe të dielën, para votimit, do të dërgohen në Qendra të Votimit.
Shpërndarja e materialeve zgjedhore është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe ruajtja e tyre në këto qendra do të bëhet poashtu nga zyrtarët policorë.
(Kosova Sot Online)
