Sa janë të sigurta rrugët e Kosovës?

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 12:44
 Sa janë të sigurta rrugët e Kosovës?

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë për rrugët më të sigurta në Ballkanin Perëndimor. Në bazë të kësaj infografike, rrugët më të sigurta janë të Kosovës.

Gjatë vitit 2020, në Kosovë kanë vdekur 43 persona nga aksidentet, në Maqedoni të Veriut 60, në Boshnjë e Hercegovinë 69, derisa në Shqipëri 63 persona.

Më shumë aksidente me fatalitet kanë ndodhur në rrugët e Malit të Zi dhe Serbisë. Në Mal të Zi kanë vdekur 77 persona aksidente, derisa në Serbi 71.

Ndryshe, çdo vit, afro 1.3 milion njerëz vdesin në aksidente trafiku në të gjithë botën.

Burim i këtyre të dhënave janë Organizata Botërore e Shëndetësisë, Komisioni Evropian dhe Komuniteti i Transportit.

(Kosova Sot Online)