Qeveritarët e korruptuar për dy dekada kanë bërë pazare me Veriun e Kosovës!

Qeveritarët e korruptuar për dy dekada kanë bërë pazare me Veriun e Kosovës!

Gani Qarri

  • 02 July 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Thirrja e fundit e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, flet shumë për mos interesimin skandaloz të udhëheqësve të kriminalizuar të Kosovës, të cilët për dy dekada të qeverisjes, në vend të përpjekjeve për integrim, e penguan hapur dhe qëllimshëm integrimin e veriut të Kosovës, duke e kthyer atë në oazë të krimit të organizuar. Madje liderët e kriminalizuar shqipfolës, në kooketim me bandat e strehuara serbe atje, këtë pjesë të vendit e kanë përdorur vetëm për kontrabandë, pasurim të kundërligjshëm personal e grupor dhe krim të organizuar, në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vërejtja dhe thirrja e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, vjen si një shuplakë serioze, për lidershipin e degjeneruar politik të vendit, që ata në vend se ta harrojnë Veriun e Kosovës, kërkon që të shkojnë atje dhe të jenë sa më afër qytetarëve të komunitetit serb, për integrimin serioz të tyre në realitetin e ri, gjë që mjerisht, nuk e bënë kurrë dhe asnjëherë udhëheqësit e kriminalizuar të Kosovës që sunduan dhe zhvatën për këto dy dekada.

Kjo vërejtje, shënjon njëjtë si pozitën ashtu edhe opozitën e veçanërisht ata që qeverisën vendin për 13 vite me radhë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilët në vend të integrimit, e përdorën veriun, si poligon për korrupsion dhe eksperimentimin masiv të krimit të organizuar! Kështu që Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas një takimi me dyer të mbyllura që pati me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb, me të drejtë u ka bërë thirrje publike liderëve të Kosovës që të dalin me oferta dhe në bashkëpunim me liderët politikë serbë në Prishtinë të vizitojnë sa më shpesh veriun e Kosovës pasi që qasja sidomos në Mitrovicë, është shumë e lehtë për ta.

Viola von Cramon, po ashtu ua ka rikujtuar krerëve të dështuar të politikës kosovare se veriu është pjesë integrale e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, prandaj integrimi i veriut bie mbi përgjegjësinë e tyre dhe nuk guxojnë për asnjë moment më tej ta lënë pas dore, siç vepruan ish udhëheqësit e kriminalizuar deri më tani të cilët gjatë gjithë qeverisjes së tyre kriminale, veriun e përdornin vetëm për kontrabandë dhe zhvillimin e krimit të organizuar.

Ndaj vet kjo thirrje e zonjës Cramon, flet shumë për mos interesimin e tmerrshëm të atyre që për dy dekada e qeverisën vendin, të cilët më tepër e penguan se sa ndihmuan integrim e veriut të Kosovës, me qëllim për ta përdorur vetëm për kontrabandë dhe krim të organizuar e pasurim të kundërligjshëm, duke kokëturr hapur me bandat e strehuara serbe në këtë pjesë të vendit, dhe kthyer veriun e Kosovë në oazë të krimit të organizuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".