Djali i Hashim Thaçit, Endriti, reagon pasi Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK’së

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 16:33
 Djali i Hashim Thaçit, Endriti, reagon pasi Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK’së

Endrit Thaçi, djali i ish-kreut të PDK’së dhe themeluesit të kësaj partie, Hashim Thaçit, ka reaguar pasi Memli Krasniqi do të ulet në karrigen që babai i tij e zotëronte dikur.

“Urime Kryetar @memlikrasniqi”, ka shkruar ai, krahas një fotografie të publikuar me të dhe me babanë e tij.

Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.

Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK’në për katër vitet e ardhshme. Kundër kanë votuar shtatë delegatë.

(Kosova Sot Online)