
Lexoni edhe:
SHPENDI PUSHON - qytetarëve ju rrezikohet jeta
Pakënaqësia e qytetarëve nga Mitrovica ndaj qeverisjes komunale të udhëhequr nga Agim Bahtiri, po vazhdon të rritet edhe më shumë.
As pas 8 vite mandat udhëheqje, Bahtiri nuk e realizoi premtimin për 15 mijë vende pune dhe shumë premtime të tjera.
Mitrovicasit thonë se e kishin votuar Bahtirin për të ndryshuar qeverisjen, dhe i kishin besuar në zbutjen e varfërisë në qytet përmes punësimit.
SHPENDI PUSHON - qytetarëve ju rrezikohet jetaLexoni edhe:
Sot ata janë të dëshpëruar, sepse me Agim Bahtirin thonë se gjetën mënyrën e njejtë të qeverisjes sikur të PDK-së, me punësime nepotiste familjare e partiake, tendere të dyshimta, ndërsa qyteti vetëm u varfërua edhe më shumë.
Këto reagime të qytetarëve erdhën ditët e fundit, kur para zyrës së Bahtirit u mbajt një protestë nga shumë të papunë.
Komuna e Mitrovicës, sipas statistikave është qyteti ma i varfër në vend. Të rinjtë po ikin në vendet e Evropës nga mungesa e përspektivës.
Premtimi për 15 mijë vende pune ka mbetur një mashtrim i madh që iu bë mitrovicasve të varfër.
(Kosova Sot Online)