SHPENDI PUSHON - qytetarëve ju rrezikohet jeta

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 13:32
SHPENDI PUSHON - qytetarëve ju rrezikohet jeta

Përmes rrjetetve sociale, qytetarët e Laxhës "Bregu i Diellit", në Prishtinë, respektivisht te vendi i njohur si "Banesat e bardha", janë alarmuar, pasi sipas tyre disa punëtorë të papërgjegjshëm kanë rrezikuar jetën e banorëve në ndërtesat përreth, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në videon e postuar, shihen disa punëtorë, duke hedhur tulla, gurë  e zallë nga katet e larta të banesave, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe kalimtarëve të rastit.

"Në mes të ditës, te banesat e bardha në Bregun e diellit, pa rrethim të vendit, pa qese, pa asnjë siguri për banorë dhe kalimtarë e për ambient mos të flasim", është shprehur e revoltuar një qytetare e laxhës në fjalë.

E derisa jeta e qytetarëve po vazhdon të rrezikohet në Prishtinë, si në rasin në fjalë, Shpend Ahmeti vazhdon gjumin edhe në mandatin e dytë, që i mbaron në vjeshtën e këtij viti.

Ndërtime pa leje, lloç, ujëra të zeza, puseta të hapura e vetura të parkuara në trotuare, janë pamje të zakonshme në kryeqytet, tash e sa vite me Kryetarin Shpend Ahmeti.

(Kosova Sot Online)