I goditi dy persona me shufër metalike në fytyrë e trup, gjilanasit i caktohet një muaj paraburgim

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 16:13
I goditi dy persona me shufër metalike në fytyrë e trup, gjilanasit i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit T. L.

Sipas kësaj gjykate, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 03.07.2021, i pandehuri pas një mosmarrëveshje me D. Rr., me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor të dëmtuarve I. Rr. dhe R. Rr., duke i goditur me një shufër metalike në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit, ku nga lëndimet e marra kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime, i pandehuri T. L. dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit,

me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.


(Kosova Sot Online)