
Lexoni edhe:
Lista “Guxo” dhe VV garojnë ndaras në Ferizaj
Një person ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një 44 vjeçar i cili është duke pranuar trajtim mjekësor pas lëndimeve që ka pësuar.
Lista “Guxo” dhe VV garojnë ndaras në FerizajLexoni edhe:
Kështu ka bërë të ditur , zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë. Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshë mjekësor”, ka thënë Borovci.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)