Gjenerali amerikan Clark nis vizitën në Kosovë, takohet me ministrin Mehaj

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 10:29
Gjenerali amerikan Clark nis vizitën në Kosovë, takohet me ministrin Mehaj

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve vjen në Kosovë me ftesë të ministrit Mehaj, dhe do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

(Kosova Sot Online)