Kryeministri Kurti: Kush janë ata kriminelë që i fshehin trupat e vrarë

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 12:17
Kryeministri Kurti: Kush janë ata kriminelë që i fshehin trupat e vrarë

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend ka folur për propozim-rezolutën e dënimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

Kurti tha se po mbështetet kjo rezolutë sepse është veprim fisnik.

“Sot po e mbështesim një rezolutë me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ky është një veprim fisnik dhe i duhur e mbi të gjitha universales tonë njerëzore e dëshirës sonë për drejtësi. Gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas luftës së dytë botërore. Për vit ne e kujtojmë Srebrenicën duke bërë thirrje për drejtësi. Në vitin 2016 unë shkova në Srebrenicë i ftuar nga Nënat e Srebrenicës.Srebrenica ishte e mbushur me varre e përkujtimore”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka pyetur se kush janë ata kriminelë që i fshehin trupat e vrarë.

“Së pari gurët e varreve ankohen për mungesën e trupave, ata janë vrarë prej ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kush janë ata kriminelë që bëjnë krim mbi krim duke fshehur trupat e vrarë. Millosheviqi vdiq i padënuar, bashkëpunëtorët e tij mbi 4000 mijë ushtarakë serbë jo vetëm që janë të lirë por janë në pushtet dhe vendimmarrës. Karagjiqi e Mlladiqi janë dënuar, por ende bashkëpunëtorët e tyre s’janë dënuar. Rezultatet e Gjenocidit pra entitete të dala nga spastrimi siç janë Republika Serbe funksionojnë duke e defunksionalizuar Bosjen”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)