
Lexoni edhe:
Kuvendi i Kosovës ndërprenë punimet, seanca vazhdon nesër
Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes tri veturave në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën ‘Enver Maloku’.
Kuvendi i Kosovës ndërprenë punimet, seanca vazhdon nesërLexoni edhe:
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.
(Kosova Sot Online)